Gostivar, 8 dhjetor – Në territorin e Gostivarit gjatë muajit nëntor janë regjistruar 20 aksidente, ose katër më pak se nëntorin e vitit të kaluar, informon SPB – Tetovë, njofton KOHA.
Në fatkeqësitë e nëntorit një këmbësor e ka humbur jetën, ndërsa në dy aksidente tre të lënduar më rëndë. Gjashtë nga aksidentet kanë pasur bilanc prej 12 personave të lënduar më lehtë, derisa në 11 aksidente ka pasur vetëm dëm material.
Si shkak më i shpeshtë i fatkeqësive është shpejtësia e pa përshtatur, përkatësisht vozitje më e shpejtë dhe mos respektimi i përparësisë së kalimit.
Policia gjatë kontrollimeve ka zbuluar 111 persona që kanë vozitur pa patentë shofer, 31 drejtues që nuk kanë pasur të drejtë vozitje pas orës 23, 102 vetura të pa regjistruara.