Gostivar, 28 shkurt – Për shkak të një defekti në tubacionin kryesor, që ka ndodhur në orën 15:30, ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë të paktën për rreth 4-5 orë, respektivisht deri në shmangien e plotë të defektit, njofton shërbimi për informim i Komunës së Gostivarit .
Kjo, siç citohet, nënkupton se pa ujë të pijshëm do të mbetet i gjithë qyteti i Gostivarit dhe fshatrat përreth, të cilat furnizohen nga ujësjellësi i qytetit, njoftojnë nga NP “Komunalec Gostivar”.
Komuna e Gostivari kërkon mirëkuptim nga qytetarët.