Dy persona të panjohur dje e kanë mashtruar Gj.K. (60) nga Gostivari dhe i kanë marrë 12.000 denarë dhe 50 euro.
Njëri prej tyre i është prezantuar si i huaj dhe i ka kërkuar para për operacion të bashkëshortes së tij, ndërsa si garanci se do të kthehet i ka lënë një orë. Pasi që nuk janë kthyer Gj,K, rastin e ka denoncuar në polici.Siç informon MPB, Gj.K në rrugën “Ilindenska” në Gostivar është takuar nga një person, por shpejt pastaj i është afruar edhe një person (gjoja i huaj) dhe i ka kërkuar para për operacion të bashkëshortes së tij.
“Gj.K ka dhënë 13.000 denarë dhe 50 euro, ndërsa “i huaji” i ka premtuar shpërblim prej 500 eurove kur do t’i marrë paratë. Si garanci që do të kthehet i ka lënë në orë. Të dy kanë shkuar dhe nuk janë kthyer, ndërsa pas një kohe Gj.K ka kuptuar se është mashtruar” kumtoi MPB-ja.
Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.