Driton ZENKU
Gostivar, 2 prill – Neglizhenca nga ana e shoferëve apo kriza ekonomike, ka ndikuar që një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion të shmangin regjistrimin e automjeteve të tyre, shkruan gazeta KOHA. Anomali në komunikacion paraqitet edhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve që ndodhen pas timonit pa patentë shoferi. Sipas statistikave të policisë, trefishë është rritur numri i vozitësve pa leje dhe automjeteve të paregjistruara në rajonin e Pollogut. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, vejnë në dukje që edhe përskaj kontrolleve të shpeshta policore dhe gjobave të larta, vozitësit e Pollogut vështirë ndërgjegjësohen. “Vitin e kaluar në Pollog janë gjetur 3.249 automjete të paregjistruara, kurse në vitin 2015-të ka pasur 1.001 vetura të paregjistruara që ka zbuluar policia. Sa u takon personave pa leje për vozitje, vitin e kaluar janë hasur 2.726 vozitë të tillë, ndërsa në vitin 2015-të, 865 persona”, thotë për KOHA, zëdhënësi Marjan Josifoski. Drejtimi i automjeteve me regjistrim të skaduar apo pa leje për vozitje janë dukuri të cilat janë ende të pranishme në rajonin e Pollogut, edhe të Tetovës edhe pse aksionet kontrolluese policore zhvillohen gati se çdo ditë. Vetëm gjatë kontrollit të realizuar së fundmi në këtë rajon, policia ka zbuluar 12 automjete pa regjistrim, 9 vozitës pa leje për vozitje dhe 4 vozitës fillestarë. Këto numra janë alarm thonë uniformat blu, sepse siç pohohet, ky fenomen shënon rritje dita-ditës në Pollog. “Gjoba për drejtimin e automjetit pa leje për vozitje është 300 euro, kurse për automjetet e paregjistruara prej 100 deri 500 euro. Veç kësaj gjobë prej 400 eurove parashihet komunikacionin rrugorë.
Agim Mustafi, inspektor në auto shkollë, thotë se mos regjistrimi i automjetit që përfshi edhe mos sigurimin e të njëjtit, në rast fatkeqësie në komunikacion, bart me vete plotë rreziqe. “Në qoftë se automjetet e përfshira në trafik kanë sigurim të rregullt, dëmet materiale mbulohen nga Shoqatat e Sigurimeve ku automjetet paraprakisht janë siguruar. Në qoftë se njëri nga pjesëmarrësit në aksident nuk posedon siguracionin e nevojshëm, shpenzimet e dëmeve materiale edhe për personat, gjegjësisht pronarët të cilët ua japin veturën e tyre personit i cili nuk posedon leje për vozitje”, thonë nga policia, nga ku njoftojnë se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, qëllimi i të cilave kontrolle është parandalimi dhe ulja e aksidenteve në mbulohen nga buxheti persona.
Në pikëpyetje vjen edhe sigurimi shëndetësor i pasagjerëve, sepse, nëse automjeti nuk është i regjistruar dhe me siguracion, edhe pasagjerët nuk shfrytëzojnë të drejtën e siguracionit”, shprehet ai. Nga policia apelojnë qytetarët, sidomos të rinjtë, fillimisht të pajisen me leje për vozitje e pastaj të ulen pas timonit, dhe gjithashtu në kohë të regjistrojnë automjetet e tyre. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kujton edhe gjobat e larta për këto parregullsi që i presin vozitësit. Në një gjendje të tillë të rënduar në trafik, një lajm i mirë paraqitet ulja e çmimeve të kontrollit teknik dhe lehtësimet e tjera të kësaj natyre. Shkurtimi i kohëzgjatjes së kontrollit teknik të veturave në dhjetëra minuta dhe lirimi drastik i saj do të mundësojë ndërrimi i kontrollit klasik të veturave me kontroll të pajisjes së IT, e cila rrjedh nga direktivat e reja evropiane. Maqedonia i ka filluar përgatitjet për të kaluar në standardin e ri, mënyrën efikase në kryerjen e kontrollit teknik, e cila përveç përfitimeve që u jep pronarëve të veturës, ndikon në përmirësimin e sigurisë së komunikacionit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor dhe i shmang ndikimet subjektive. Së fundmi janë prezantuar risitë në kontrollin teknik të veturave me përmbajtje të direktivave të BE-së, si dhe mënyrën në të cilën punon IT sistemi, e cila i jep të gjitha të dhënat për veturën. Në kontrollin teknik do të shfrytëzohet adaptues me të cilin pa vendosjen e veturës në pajisje të komplikuara, si për shembull testimi i frenave, për disa sekonda do t’i merrni të gjitha informacionet për rregullim teknik të veturës. Në Gjermani ky ndërrim më shumë se një vit e gjysmë është testuar mbi 55 milionë vetura. Me pranimin e adaptuesit çmimi i kontrollit teknik do të ulet për dy-tre herë më pak, por nga ana tjetër, nevojiten njerëz me përvojë, ekipe profesionale që do të realizojnë kontrollet.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara