Gostivar, 28 shkurt- Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ndoqi nga afër punimet rreth betonimit të pllakës së urës së re të qytetit, shkruan gazeta KOHA. Me këtë rast, Bejta vuri në dukje që ura të cilën e quajtëm si ura e demokracisë, po bëhet realitet dhe se në pjesën e parë të muajt prill pritet të vihet në funksion. “Me qellim të lidhjes me efikase të dy anëve të qytetit dhe te shkarkimit të komunikacionit e kemi paraparë të ndërtohet ura mbi lumen Vardar që vendosëm ta quajmë Ura e Demokracisë, sepse përherë të parë pas 26 vitesh nga ardhja e Demokracisë në Gostivar po ndërtojmë një urë të re për komunikacion. Punimet rreth ndërtimit të urës janë nga fundi dhe sot ndodhemi mbi sipërfaqen e urës dhe nga këtu u drejtohemi qytetarëve të Gostivarit”,deklaroi Bejta duke shtuar që sipas planit dinamik që e ka dorëzuar realizuesi i punës, duhet që brenda muajt Prill duhet të jetë i kompletuar i tërë realizimi i projektit. Pllaka e betonuar e urës kap sipërfaqe prej 170m3 dhe trashësi variabile prej 20 deri 25 centimetra. Paralelisht me ndërtimin e urës, po punohet edhe në ndërtimin e rrugës së re “101”, ku janë duke u ndërtuar trotuaret, si dhe instalimi i ndriçimit publik, ndërkohë që është bërë tamponimi i rrugës dhe janë ndërtuar kanalizimi fekal dhe atmosferik. Ura e re mbi lumin Vardar do të lidh rrugën “JNA” me rrugën “Zhivko Brajkovski”, në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk. Gjatësia e urës është paraparë të jetë 42 metra, ndërse gjerësia 20 metra. Do të jetë me 4 korsi për vetura nga 3.50 m të gjera, 2 korsi shtesë për biciklistët me gjerësi nga 1 metra secila dhe me 2 trotuare me gjerësi nga 2 metra, po ashtu në të dyja anët e rrugës. Ura mbështetet në 8 shtylla mbajtëse. Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar”, Komuna e Gostivarit arriti të siguron fonde nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave – MIDF, me seli në Luksemburg, me vlerë prej 23.600.000 denarë në formë kredie nëpërmjet një banke komerciale të akredituar nga ky institucion. MIDF i asistoj Komunës së Gostivarit në përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e urës si dhe dokumentet tjera përcjellëse me ekspertët e vetë. (D.Z)