Gostivar, tamponohet një rrugë në lagjen Mllaki

17

Gostivar, 15 janar – Ndërmarrja publike “Komunalec” është duke realizuar një projekt në lagjen Mllaki, ku bëhet nivelimi dhe tamponimi i një rruge.

“Kjo rrugë është me gjatësi prej 180 metrash dhe me gjerësi prej 3,5 metrash. Banorët e kësaj lagjeje ballafaqoheshin me baltë dhe pluhur, dhe ishte kërkesë e tyre që të intervenohet si një zgjidhje e përkohshme duke e shtruar me tampon këtë rrugë”, thekson drejtori i NP “Komunalec” – Gostivar, Isak Lazami.

Projekti në fjalë financohet në tërësi nga ana e NP “Komunalec”.

Comments are closed.