Gostivar, 8 shkurt – 51 vjeçari nga fshati Çegran i Gostivarit ka përfunduar në Klinikën për toksikologji në Shkup me simptome helmimi, njofton Koha.
Siç ka kumtuar SPB, personi i cili paraprakisht kishte pirë 50 tableta të ndryshme është drejtuar për ndihmë mjekësore në Qendrën urgjentë të Gostivarit. Atje mjekët i kanë dhënë ndihmë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes serioze shëndetësore është sjellë në toksikologji-Shkup.