Gostivar, 27 prill – Edhe një rast i helmimit me dozë më të madhe të ilaçeve në Gostivar, transmeton Koha. Mbrëmë rreth orës 1e 20 minuta pas mesnate, në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murat”, është dërguar një burrë 40 vjeçar i fshatit Vrapçishtë, i cili kishte pire rreth 40 tableta. Personi e kishte humbur vetëdijen dhe ishte rrëzuar pranë qebaptores së fshatit, prej ku është dërguar në spital. Në spital i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është ndaluar për mjekim të mëtejshëm.