Gostivar, 2 shkurt – Dje rreth orës 13 T.D (69) nga Gostivari ka lajmëruar policinë se me 30 janar në lagjen Malerdi është mashtruar nga persona të panjohur.
Sipas tregimit të tij, personat e panjohur e kanë takuar dhe i kanë thënë se njëri është nga Serbia e tjetri nga Izraeli. Ata i kanë thënë se kanë bërë aksident dhe se auto-servis nuk ia kanë pranuar çekun për të ndërtuar veturën ndërsa e kanë patjetër ta dërgojnë gruan në spital.
Pastaj, personi që është paraqitur si nga Izraeli nga kutia ka nxjerr një “diamant” dhe ia ka lënë personin T.D në duar si garancion se do të kthehen, nëse ai ua jep 72 mijë denarë. T.D ua ka dhënë 72 mijë denarë dhe ata më nuk janë kthyer. Pas cka T.D e ka parë që diamanti është falso dhe se është mashtruar. Policia informon se ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.