Gostivar, 16 janar – Një grua nga Gostivari e ka denoncuar burrin e saj në polici se e ka detyruar në prostitucion, pas çka dy persona janë privuar nga liria, njofton KOHA.
Sipas SPB Tetovë, gostivarasja 20-të vjeçare dje në ora 21 e 50 minuta, ka denoncuar se burri i saj 21 vjeçar i është kërcënuar dhe në disa raste e ka detyruar në marrëdhënie seksuale me shokun e saj. Sipas denoncimit,ai i ka paguar edhe kompensim të caktuar parash bashkëshortit.
Të dy bashkëshorti dhe 19 vjeçarja nga Gostivari, për shkak të dyshimit për involvim në rastin, janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin e policisë Gostivar. Nga SPB Tetovë informojnë se punohet në zbardhjen e rastit. (koha.mk)