Leon Goretzka ka thënë se Bayern Munichu është në humor të mirë tani që po i afrohet ndeshjeve të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve me Chelseat, duke u shprehur i bindur se do ta kalojnë këtë sfidë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë e kishte pësuar një eliminim të hershëm nga gara më prestigjioze e Evropës sezonin e kaluar, pasi që fituesi eventual, Liverpooli, i kishte dërguar në shtëpi, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Pasi kishte arritur deri në gjysmëfinale në katër nga pesë vjetët paraprake që nga suksesi i tyre në vitin 2013, Bayerni tani dëshiron ta ketë sërish një ndikim më të madh në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Përderisa është i vetëdijshëm se s’do ta kenë të lehtë kundër një klubi të Premierligës, Goretzka po ndihet optimist para përballjes me Chelsean e Frank Lampardit.
“Ne duam të shkojmë më larg sesa që arritëm vitin e kaluar, kur u takuam menjëherë me fituesin në fazën e 1/8 të finales”, ka thënë Goretzka, në një intervistë të dhënë për Goal. “Unë jam shumë i lumtur me shortin që na ra, Chelsea është një kundërshtar atraktiv. Ne kemi besim se mund t’ia arrijmë qëllimit në këtë sfidë”, deklaoi Goretzka.