Tokio, 25 shtator – Pandemia solli deri në keqësim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kinës dhe Rusia duhet në mënyrë diplomatike të pengojë thellim të mëtutjeshëm të konfliktit, deklaroi ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov.
Ai, për gazetën ditore japoneze “Asahi Simbun” deklaroi se pandemia e ka keqësuar konfliktin që është paraqitur si rezultat i rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Kinës dhe se asnjë skenar për zhvillimin e atij konflikti nuk mund të jetë pozitiv nga pikëpamja e politikës ndërkombëtare.
Ish-lideri sovjetik tha se do të ishte mençuri që Rusia të vendos synim për ta penguar thellimin e konfliktit mes SHBA-së dhe Kinës në mënyrën diplomatike.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës u keqësuan gjatë viteve të fundit, mes tjerash edhe për shkak të kontesteve doganore. Situata u keqësua në mënyrë shtesë me akuzat e presidenti amerikan Donald Tramp se Pekini ka reaguar vonë dhe në mënyrë jo të përshtatshme në shpërthimin e pandemisë në Vuhan.