Shkup, 5 prill – Ish shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë për rastin “Fortesa 2” ku është i akuzuar i parë bashkë me gjashtë të punësuar në DSK për asgjësimin e pajisjes dhe dokumenteve lidhur me përgjimin joligjor.
Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, në fillim të seancës së sotme e ka pranuar propozimin e Prokurorit publik dhe ka sjell vendim që i akuzuari Goran Grujovski të gjykohet në mungesë.
“Duke pasur parasysh qëndrimet e dhëna, gjykata ka sjell vendim të pranohet propozimi i Prokurorisë publike për gjykim në mungesë. I njëjti nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas aktgjykimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Greqisë…, me çka është i pasigurt sigurimi në procedurë, ndërsa duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, ndërsa i akuzuari ka të drejtën e përsëritjes së procedurës, konsideroj se janë përmbushur kushtet për fillimin e seancës kryesore”, ka thënë gjykatësi Josifoviq.
Prokurori i PSP-së Trajçe Pelivanov, ka hedhur poshtë para saj tezat nebuloze të mbrojtjes se për shkak të heqjes së ndalesës së ekstradimit në Republikën e Greqisë, të arratisurit Goran Grujovski nuk do të mund t’i gjykohet në vendin tonë.
“Kërkoj që të akuzuarit Grujovski t’i gjykohet në mungesë”, ka thënë Pelivanov.
Ndërkohë, mbrojtësi, avokati Petar Vasilev ka theksuar se kërkesa për ekstradim të Goran Grujovskit është refuzuar nga ana e Gjykatës së Lartë në Greqi.
Ai madje ka cituar nenin 77 të Ligjit për Ndihmë juridike ndërkombëtare në materien penale.
Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.
Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumentit zyrtar dhe për asgjësimin e dokumentit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014.
Seancë e parë për lëndën është mbajtur më 28 nëntor 2016, ndërsa Gjykata Penale në nëntor 2017 e ka publikuar aktvendimin, por në maj të këtij viti Gjykata e Apelit e ka hequr aktvendimin dhe e ka kthyer në gjykim të sërishëm pasi nuk janë përmbushur kushtet ligjore për gjykim në mungesë të Goran Grujevskit.
Seanca e radhës është caktuar më 15 prill dhe do të duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve.