Google Pixel 3a dhe Pixel 3a XL mbërrijnë më 8 maj

Deri më tani kemi pasur shumë informacione dhe thashetheme për linjën vijuese të telefonave Google Pixel 3a, ndërsa tani kemi edhe informata më zyrtare. Google e ka hapur një faqe për telefona në sajtin për shitje me pakicë të zinxhirit Flipkart, duke vënë në dukje se “ndihma është duke ardhur” dhe se “do të mësojmë më shumë më 8 maj”, raporton GSMArena.

Brenda një jave, pajisja do të duhej të shfaqet në ofertën e Flipkart, edhe pse kjo nuk e konfirmon datën e paraqitjes zyrtare të dy telefonave.

Deri më tani e kemi pasur mundësinë ta shohim një numër të madh të renderëve të modeleve të reja, të cilat janë shumë të ngjashme me modelet aktuale premium të Google. Sa u përket specifikimeve, ato janë mjaft të pakta, ndërsa priten çipsetet Snapdragon 670 ose Snapdragon 710, kamera 12MP në pjesën e pasme dhe kamera 8MP në pjesën e përparme.