Google tani po e lehtëson kërkimin e fotove specifike me tekst në kuadër të aplikacionit të vet Photos. Përgjatë viteve, Google e ka lansuar një numër funksionesh për njohje të objekteve, të mundësuara nga Google Lens, që përdoren në aplikacionet ndihmëse të kompanisë, raporton Engadget.
Tani, Google ka njoftuar se gjithashtu do ta fillojë edhe zgjerimin e funksionit për kërkimin e fotografive në kuadër të aplikacionit Photos, përmes tekstit që mund të gjendet në ato foto.
Screenshotet mund të kërkohen dhe sortohen sipas fjalëve kyçe specifike, por funksioni do të punojë edhe në çfarëdo foto të zakonshme, shkruan KOHA Ditore. Për më tepër, thjesht mund të klikoni në butonin Lens kur ta gjeni foton që e keni kërkuar dhe më pas ta bëni copy-paste të tekstit nga ajo foto.
Gjithashtu, meqenëse është e mundur t’i përktheni fjalët që janë markuar brenda aplikacionit, funksioni do të jetë i dobishëm kur udhëtoni në vendet e tjera dhe për gjëra të ngjashme.