Paris, 19 nëntor – Kërkuesi më i njohur botëror Gugëll nënshkroi marrëveshje për të drejta autoriale me gjashtë gazeta dhe revista franceze, duke i përfshirë edhe gazetat ditore kombëtare “Mond” dhe “Figaro”, bëri të ditur sot kompania teknologjike amerikane në blogun e saj.
Publikimi vijon pas negociatave disamuajshe midis Gugëll, botuesve francezë dhe agjencive të lajmeve për atë si të implementohen rregullat e rishikuara për të drejta autoriale të BE-së, por botuesve u mundësojnë të kërkojnë kompensim nga internet platformat që tregojnë fragmente nga lajmet e tyre, transmetojnë mediat britabike.
Kërkuesi më i madh botëror fillimisht ishte kundër idesë t’u paguajë botuesve për përmbajtjet, duke shpjeguar se faqet e tyre të internetit kanë dobi nga trafiku më i madh që ua sjell Gugëll.
Gugëll thekson se marrëveshjet me gjashtë gazetat franceze bazohen në kriteret, siç është “kontributi për informacionet politike dhe të përgjithshme” botues, vëllimi ditor i publikimeve, trafik mujor të internetit dhe përdorim të përmbajtjes së tyre në platformën e vet.
Kumtesa e Gugllit vjen vetëm një muaj pasi me aktvendim gjyqësor kompanisë amerikane i është urdhëruar të fillojë negociata me botuesit francezë për pagesë për shfrytlzim të përmbajtjeve të tyre, përkujtojnë mediat britanike.