Google do fusë kërkimin me “screenshot”

Një opsionin i ri i quajtur “Smart Screenshots”, pjesë e versionit më të fundit të aplikacionit Google 10.61, do të sjellë risi në mënyrën e kërkimit të gjigantit elektronik. Si më parë me “Edit & Share screenshots” dhe “What’s on my Screen”, ju mund të modifikoni, ndani dhe të përdorni programin e preferuar për të dërguar një “screenshot”, por tanimë mund të zgjidhni dhe “Lens”.

Duke seleksionuar “lens”, ju mund të kërkoni në Google me screenshot-et që keni kapur. Opsioni bën njohjen optike të karakterit (OCR), ose gjen foto të ngjashme vizualisht me “screenshot-in” tuaj.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse funksioni i ri i “Lens” do të vihet në zbatim për të gjitha llojet e Screenshot apo vetëm ato të realizuar në Google Search, por është e sigurt që do të zëvendësojë kërkimin “screen”.