Lojtari i kombëtares gjermane, Mario Gomez, mendon se marrëdhëniet e vështira midis klubeve dhe tifozëve në futbollin gjerman janë një problem i madh dhe për situatën e krijuar ai ka kritikuar drejtuesit. “Pak vite më parë, ne talleshim me Italinë, sepse nuk kishte fëmijë që shkonin në stadium për shkak kaosit, dhe tani e njëjta gjë po ndodh edhe në Gjermani”, deklaroi Gomez për Eurosport: “Ky sigurisht nuk është drejtimi në të cilin futbolli gjerman duhet të shkojë”.
Për këtë arsye Gomez shpreson që “njerëzit që drejtojnë futbollin gjerman mund të ndikojnë për të ndryshuar situatën, por edhe lojtarët duhet të kontribuojnë”.
Kërcënimet nga tifozët kundrejt lojtarëve, siç ishte rasti i fundit tek Hamburg, sulmuesi i ka quajtur një skandal. “Sepse të kërcënosh lojtarët nuk do të thotë mbështetje për ekipin, por i shkakton vetëm dëme si në aspektin sportiv, por edhe në aspektin jashtë futbollit”.
Në përfundim gjermani u shpreh se do të dëshironte “më shumë spektakël, më pak politikë, sepse futbolli është një sport që lidh njerëzit, këto skena nuk kanë vend në botën e futbollit.