Edhe pse kuqezinjtë shpenzuan miliona euro në merkato, sezonin 2017-2018 mbetet ende zhgënjyes, sezon ku erdhi edhe ndryshimi i trajnerëve, me Xhenaro Gattuso që zuri vendin e Vinçenzo Montelas. Por me nisjen e merkatos së janarit disa lojtarë janë me valixhe gati, pasi konsiderohen si të pa përshtatshëm për skemat e trajnerit të ri dhe mund të largohen.
Sipas “Corriere Della Sera”, trajneri kërkon një skuadër me një numër më të vogël lojtarësh edhe pse kuqezinjtë do të luajnë si në kampionat ashtu dhe në “Europa League” dhe Kupën e Italisë.
Tre lojtarët që konsiderohen si të panevojshëm janë Gustavo Gomez, Paletta dhe Hose Mauri, që duket se do të largohen dhe drejtuesit kuqezinj janë në kërkim të një sistemimi. Me arkëtimet që do të dalin nga shitja e këtyre tre apo më shumë lojtarëve, që nuk janë më pjesë e projektit kuqezi, mund të blihet një futbollist tjetër, një kampion që mund të ndihmojë skuadrën, për të qenë një ekip më kualitativ në kampionat.