Portieri i Atalantas, Pierluigi Gollini, është i lidhur me një kalim te Roma gjatë verës. Madje, “Calcomercato” shkruan se 26-vjeçari është në listën e dëshirave te klubi romak.
Raportohet se bisedimet midis Romës dhe përfaqësuesve të lojtarit të Atalanta, kanë filluar më herët.
Gollini ka luajtur në 25 ndeshje këtë sezon me Atalantan, ku në dhjetë takime e ka mbajtur portën e paprekur. Ai ka vetëm një paraqitje me Italinë.