Goli ndaj United votohet si më i miri i sezonit te Arsenali, Xhaka falënderon tifozët

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar tifozët e Arsenalit, pasi votuan golin e tij ndaj Manchester Unitedit si më të mirin e sezonit 2021/22.

Xhaka arriti të fitojë çmimin ‘goli më i mirë i sezonit’ te Arsenalit, pas goli ndaj Djajve të Kuq në Ligën Premier u votua më së shumti nga tifozët.

Goli i yllit shqiptar u votua si i pari nga tifozët me plot 31 për qind të votave, pasi goli i tij nga më larg se 25 metra u pëlqeu më së shumti.

Advertisements

Pas tij erdhën Alexandre Lacazette i dyti me golin ndaj Southampton me 21 për qind të votave dhe i treti Gabriel Martinelli me golin ndaj Newcastle. Ky vlerësim i madh nga tifozët ka bërë që Xhaka të reagoj në profilin e tij privat, duke i falënderuar me anë të një postimi.

“Faleminderit që votuan golin tim si golin më të mirë të sezonit të Arsenali. Do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.