Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, e ka shënuar një gol të mrekullueshëm për t’i ndihmuar Red Bull Salzburgut ta mundë 4:0 Sturm Grazin dhe të kalojë në finale të Kupës së Austrisë të mërkurën.
22-vjeçari i lindur në Gjermani nga prindër me prejardhje nga Suhareka, e shënoi golin e tretë dhe më mahnitës mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin Merkur-Arena në Graz, raporton Gazeta Express, transmeton koha.mk.
Slazburgu do të përballet me LASK-un në finale për Kupën e Austrisë.
Qendërsulmuesi shtatlartë e mposhti portierin e Grazit nga një kënd i vështirë, nga i cili synimi i një futbollisti është të harkojë në zonë zakonisht.
Ky ishte goli i dytë në tri paraqitje në kupë për Berishën.
🗣️ Finale, oh-oh, Finale, oh-oh-oh-oh #Mwepu² & #Aaronson in den Highlights,#Berisha-s 💣 hier ⤵
— FC Red Bull Salzburg (@RedBullSalzburg) March 4, 2021
Berisha, i cili e përfaqëson ekipin U21 të Gjermanisë dhe është në pritje të një ftese nga ekipi kombëtar senior gjerman, po e përjeton një sezon shpërthyes në klubin austriak këtë vit.
Ai i ka shënuar 15 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat për Salzburgun deri tani këtë sezon, përfshirë katra në Ligën e Kampionëve.
Berisha ia shënoi dy gola në dy paraqitje kampionit aktual evropian, Bayern Munich, në fazën grupore në Ligën e Kampionëve.