Liga Premier ka zgjedhur më të mirët për muajin shtator, ku ndër ta edhe goli më i mirë i muajit. Është goli i Antonio Valencias si i zgjedhuri më i mirë për muajin shtator. Valencia shënoi një gol të bukur ndaj Evertonit, në fitoren e Unitedit me rezultat të thellë 4-0.