Fenerbahçe shkatërroi ditën e djeshme ekipin e Koniasporit me rezultatin 5-1. Goli i fundit u shënua në minutën e 82-të nga sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, që me një gjuajtje fantastike dhe të fuqishme nga 30 metra arrin ta ndalë topin në rrjetën kundërshtare.
Një gol i tillë i mahniti të gjithë të pranishmit në stadium dhe këtu nuk mund të bënte përjashtim as presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç. Ky i fundit është kapur nga kamerat duke ngritur duart dhe sytë drejt qiellit, duke admiruar kështu magjinë që erdhi nga këmbët e Muriqit.
Ndërkohë, ky është realizimi i 4-t i sulmuesit nga Prizreni me fanellën e Fenerbahçes për këtë sezon, ndërsa duket se me këto ritme do të sjellë të tjera mrekulli deri në fund të kampionatit.
WE HAVE VEDAT MURIQI, THEY DON’T https://t.co/RenPaodFbr
— Çınar'ın 1Dal'ı ® (@Cinarin1Dali) October 26, 2019