Goli i Valon Berishës pas 34 sekondave lojë, ishte goli i parë i shënuar brenda minutës së parë në një ndeshje ndërkombëtare për Anglinë, që prej vitit 2003. Hera e fundit kur ndodhi një gol në minutën e parë ishte ajo Gareth Southgate, që shënoi kundër Afrikës së Jugut në maj 2003-së. Southgate sot ishte timonier i Anglisë dhe e pa tek i shënohet skuadrës së tij një gol në minutën e parë.