Shkup, 15 shtator – Ezgjan Alioski ka fituar çmimin për golin më të mirë të muajit gusht. Ai në votimin që është mbajtur, ka marr 63 për qind të votave. Në fakt, futbollisti shqiptar golin më të mirë në Çampionship e shënoi kundër Notingem Forestit, në një largësi prej 25 metrave.
Me këtë nuk ka dyshim se reprezentuesi shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë ka filluar të lenë gjurmë në futbollin anglez, derisa pos golit të shënuar, i cili siç thamë u shpall më i mirë i muajit, ai ka shënuar edhe dy asistime. Cekim, skuadra e Alioskit Lids Junajted me 17 pikë të grumbulluara mban pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, me pesë fitore dhe dy barazime, duke mos pësuar nga shtatë ndeshje asnjë disfatë. (B.K.)