Golf GTI 25th Anniversary me vetëm 12.8 km të kaluar del në ankand

124

Ata që duan veturë “të re” e të prodhuar para 20 vjetëve, do ta kenë mundësinë të provojnë ta blejnë përmes ankandit të shtëpisë Silverstone Auction. Vetura e markës Volkswagen Golf GTI 25th Anniversary është prodhuar më 2002, por deri më tash i ka të kaluara vetëm 12.9 kilometra. Se pse nuk është shfrytëzuar më shumë, ende nuk dihet. GTI 25th Anniversary është prodhuar për të shënuar 25-vjetorin e modelit legjendar GTI, Më vonë në SHBA e Kanada është shitur një model i ngjashëm, GTi 337. Modeli është i bazuar në Golfin e gjeneratës ës katërt. Ka motor 1.8 litërsh – turbo me 4-cilindra me 180 kuaj-fuqi. Vetura do të nxjerrët në ankand pa një çmim minimal dhe është vështirë të parashikohet se deri ku mund të shkojë çmimi i saj. Para tre vjetësh, një model i tillë ishte shitur në Angli për 11.812 funte, por kishte shumë më shumë kilometra të kaluar. Ankandi do të hapet javën tjetër.