Modeli i ri do të del në qarkullim në kohën e njëjtë kur do të prezantohen edhe veturat e Volkswagen-it me motor elektrik në panairin e Frankfurtit në vitin 2019. “Prioriteti ynë është Golfi. Edhe pse vëmendja e medieve është drejtuar kah automobila elektrikë, jemi të bindur sa Golfi do të mbetet prodhimi ynë kyç në periudhën e ardhshme”, ka thënë Herbert Diess, drejtori ekzekutiv i Volkswagen-it. “Golf 8” do të jetë mjaft e ngjashme me “VW GTI Vision”, një koncept ky që ka një pamje me të vërtetë mahnitëse. Shikojeni!