Kampionët e Golden State fituan 112-104 ndaj Indiana, një ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Klay Thompson me 28 pikë e Jordan Poole me 23 ishin dy më të mirët për Warriors.
Në sekondat e fundit fiton ekipi i Clippers, që mundi 119-117 Charlotte jashtë fushe, sfidë ku u dallua Paul George me 19 pikë.
Fitore të vështirë korr edhe Milwaukee, që mundi 109-102 Orlando, me të zakonshmin Antetokounmpo protagonist, me 34 pikë e 14 rebound. Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Houston, që mundi 132-123 Philadelphia. Joel Embiid realizoi 39 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Green e Porter realizuan 51 pikë së bashku për teksanët.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Clippers, 117-119
Orlando – Milwaukee, 102-109
Atlanta – Oklahoma, 114-121
Toronto – Boston, 110-116
Houston – Philadelphia, 132-123
Memphis – Miami, 101-93
Dallas – Phoenix, 130-111
Golden State – Indiana, 104-112