Taulant Seferi ishte autori i dy golave mbrëmjen e sotme për kombëtaren U-21 në sfidën kundër Estonisë. Ishte minuta e 12` e takimit, kur mesfushori i krahut të majtë të kuqezinjve të vegjël, arriti të gjej rrjetën duke kaluar në avantazh kombëtaren tonë përballë Estonisë. Goli i dytë ishe dhe më i bukur se i pari, pas një asistimi të bukur nga Esat Mala, Seferi shënon sërish kundër Estonisë. Ndonëse ekipi ynë kombëtar nuk pati fat sonte, golat e Seferit por dhe forma e tij e mirë që po kalon me klubin e Winterthur, është një lajm i mirë për kombëtaren tonë. Pas sfidës me Estoninë, Taulant Seferi, foli për Telesport duke teguar emocionet e dygolshit të sotëm.
“Jam shumë i lumtur që e mbylla ndeshjen me dy gola. Por nuk jam i lumtur me rezultatin sepse e dominuam ndeshjen për 90-të minuta, por s`patëm fat. Falenderoj Zotin që shënova për Shqipërinë time. Goli im është për gjithë kombin shqiptar, familjen dhe shoqërinë time. Më kanë uruar shumë njerëz, u jam mirënjohës të gjithëve dhe unë i falënderoj të gjithë. Ky gol nuk dua të them që ishte mesazh për kombëtaren A, sepse për çdo gjë vendos trajneri. Unë lus Zotin që të vazhdoj kështu, sepse besoj se ftesa nuk do të më mungoj”-tha talenti kuqezi për Telesport, transmeton gazeta KOHA.