Goli i mohuar, në favor të Barcelonës, fundjavën e kaluar, është temë dite në Katalonjë dhe më tej. Shtypi lokal është ende i habitur se si një top, një metër përtej vijës fatale të portës, nuk shihet nga arbitrat dhe nuk jepet gol. Nga ana e saj, gazeta “AS”, nisur nga ky precedent i freskët, ka risjellë në vëmendje përmes një video përmbledhjeje golat fantazmë, që nuk u panë nga arbitrat. “Nga Ronaldo te Lampard. Edhe pse “videoarbitraje” është duke u zbatuar, ka pasur raste flagrante, në të cilat nuk janë njohur gola qartësisht të dukshëm me sy të lirë,” – shkruan e përditshmja spanjolle, duke publikuar edhe videon përkatëse, me rastet sipas ndeshjeve.