Java e katër e Serie A, me përjashtim të dygolëshit nga Cristiano Ronaldo dhe golit të parë të Higuain me fanellën e Milan, konfirmohet një trend shumë i veçantë, që po habit edhe specialistët apo parashikuesit.
Në renditjen e golashënuesve për momentin nuk janë emrat e Icardi, Dzeko, Immobile, Belotti, Higuain Dybala apo Simeone, por kryesojnë Defrel i Sampdoria dhe Piatek i Genoa.
Katër gola në tre ndeshje për Gregoire Defrel dhe Krzysztof Piatek. Tre ndeshje sepse ata nuk luajtën në javën e parë të Serie A, por megjithatë janë në krye të bomberave.
Francezi, i ardhur në verë nga Roma, ka realizuar dy dygolshësha, ndërsa polaku, në përvojën e tij të parë në Itali, ka shënuar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur.
Pas tyre janë Benassi dhe De Paul me tre gola, kush do ta kishte parashikuar?!
Argjentinasit Icardi dhe Dybala ende nuk kanë shënuar asnjë gol pas katër javësh, ndërsa Higuain, Belotti, Immobile, Dzeko dhe Simeone vetëm një gol.