Davide Zappacosta bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve. Ai shkëlqeu mbrëmë me fanellën blu, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm, si me një telekomandë, nga rreth 25 metra, pothuajse ngjitur në vijën anësore të fushës. Goli i tij tashmë fillon të justifikojë 35 milionë eurot e transferimit. Edhe pse goli nuk është funksioni i tij kryesor, Zappacosta tashmë ka 9 gola të shënuar si profesionist në moshën 25-vjeçare.