Një numër tifozësh të Sevilla-s kanë mbetur të plagosur dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për shkak se një nga tribunat ku ishin vendosur u shemb, gjatë festimeve për golin e dytë të Sevilla-s, në ndeshjen kundër Eibar-it. Momente paniku, pas golit të shënuar nga Banega në minutën e 59-të, me argjentinasin që shkoi të festonte me tifozët, por shkallët nuk e mbajtën peshën e njerëzve që ishin afruar te hekurat rrethues. Shumë tifozë ranë në fushë dhe disa prej tyre u transportuan për në spital, për ndihmë mjekësore, para se ndeshja të riniste.
https://www.youtube.com/watch?v=Sr6TIl_2Ddo