Ndoshta ka ende njerëz që mendojnë se teknologjia nuk i bën mirë futbollit, por për të bindur edhe më skeptikun mjafton të shihet çfarë ndodhi sot në Japoni, në ndeshjen e J-League mes Urawa Reds dhe Shonan Bellmare.
Urawa kryesonte 2-0 në pjesën e parë, kur Shonan shkurtoi distancën me një gol të bukur, që u përplas në shtyllë dhe përfundoi në krahun tjetër të portës. Çuditërisht, topi u përplas në rrjetë dhe u kthye te portieri, që e hodhi tutje me nerva, drejt mesit të fushës.
これは酷い
大誤審#bellmare pic.twitter.com/FQ6JqMNDOj
— おじさんとよばないで (@1212Jucchi) May 17, 2019
Lojtarët e Urawa kokulur, ata të Shonan festojnë me nxitim për të rinisur lojën, por… arbitri bën shenjë që loja të vijojë normalisht dhe Urawa për pak sa nuk shënon golin e tretë, me futbollistët miq të shtangur. Të gjithë e panë golin, edhe lojtarët vendas, që nuk treguan që ishte gol, një mungesë e turpshme Fair-Play, ndërkohë që nuk merret vesh ku e kishin mendjen arbitrat. Ja pse duhet teknologjia, të paktën ajo e vijës fatale, nëse është i pamundur VAR.