Në ndeshjen e Superiores, Luftëtari-Kukësi, që po luhet në Gjirokastër, është shënuar një gol tejet i veçantë. Fjala është për golin e zhbllokimit të shifrave të bardha, në minutën e 20-të, me autor Elis Bakajn. Sulmuesi shkodran i kampionëve, Guri, e kontrollon passim të gjatë me gjoks, në zonën e portës gjirokastrite, por vërshëllima e një bilbili, që vjen nga shkallët e stadiumit, nga një tifoz, bën që lojtari i Kukësit të ndalë lojën e të mos vazhdojë aksionin. Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe mbrojtësit bluzinj, që kujtojnë se ishte bilbili i kryesorit Andi Koci dhe jo i një tifozi. Më i vëmendshmi ndaj këtij moment është Elis Bakaj, që pasi e ka marrë topin në formë asisti nga lojtarët vendas, godet tokazi dhe e dërgon topin në rrjetën e Luftëtarit. Kontestojnë më kot lojtarët bluzinj, sepse gjyqtari i ndeshjes bën me shenjë nga mesi i fushës.