Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ndodhet në një pozitë të palakmueshme, për shkak se edhe një anëtare tjetër e kabinetit të tij ka dhënë dorëheqje duke thënë se kishte humbur besimin në Qeverinë e së cilës është pjesë.
Ministrja e Thesarit, Jane Philpott, e cila konsiderohej si një anëtare e rëndësishme e kabinetit qeveritar, ka deklaruar dorëheqjen e saj, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Këto dorëheqje kanë ardhur për shkak se është raportuar që zyrtarë të Qeverisë kanë ndihmuar firmën e ndërtimit ‘SNC-Lavalin Group Inc’ që t’i shmanget një gjykimi lidhur me korrupsionin.
Këto dyshime kanë bërë që drejtuesit e partisë opozitare në Kanada, ta kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Trudeau. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.