Mungon shumë pak por Hector Herrera mund të quhet padyshim lojtari më i ri i Atletico Madrid. Mesfushori meksikan do të luajë ndeshjen e fundit me Porton këtë fundjavë, përpara se të firmosë për “Los Cholconeros”. 29-vjecarit i përfundon kontrata me ‘Dragonjtë’ në muajin qershor ndaj dhe kalimi i tij në kryeqytetin spanjoll do të bëhet me parametër zero. Herrera ndiqej nga shumë ekipe, mes të cilave Roma, Inter apo Milan, por drejtuesit e Atletico Madrid e bindën mesfushorin që të transferohej në “Wanda Metropolitano”.