Arthur Melo është goditja e parë e Juventusit në merkato. Mesfushori brazilian ka pranuar tashmë të transferohet në Torino dhe ditën e djeshme në mbrëmje ka mbërritur në qytet. Pas sfidës me Barcelonës, Arthur ka udhëtuar drejt Italisë dhe ditën e sotme do të kryejë testet mjekësore dhe më pas firma me skuadrën bardhezi.
Juventusi dhe Barcelona arritën marrëveshjes për shkëmbimin e mesfushorëve me Pjanic që do të kalojë në “Camp Nou” e gjithashtu Juvja do të paguajë edhe 10 milionë euro të tjera shtesë. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, por Arthur është një lojtar i Juventusit.
Anoche llegó Arthur Melo a Turín para pasar el reconocimiento médico y Miralem Pjanić lo hará desde la ciudad italiana con un médico del FC Barcelona que se trasladará hasta allí. Vídeo vía @romeoagresti de @GoalItalia.pic.twitter.com/KYanaDKiPk
— Estadi Johan (@EstadiJohan) June 28, 2020