Federata Italiane e Futbollit është mbledhur sot për të shqyrtuar të gjitha rastet e dyshimta të arbitrave për javën që lamë pas, po ashtu edhe për gjestet anti-sportive, apo sjelljet e gabuara të tifozëve. Ndër rastet që është shqyrtuar është goditja e Mario Manduzkic ndaj Alessio Romagnoli në ndeshjen Juventus-Milan. Kroati goditi me shkelm kapitenin e kuqezinjve në një moment pranë fundit të ndeshjes.
https://twitter.com/i/status/1114610770225057794
Për këtë rast do të hapen edhe shikohen provat filmike, por sipas asaj që ka shpjeguar “Sky Sport”, për dy arsye të forta sulmuesi i Juventusit nuk do të dënohet.
1) Mungon supozimi për “sjellje të dhunshme”
2) Episodi tashmë është analizuar nga VAR
Gjyqtarët në dhomën e VAR, për ndeshjen në fjalë, e kanë parë rastin në përsëritje, por kanë vendosur se nuk ishte e nevojshme që loja të ndalohej dhe arbitri kryesor të shikonte rastin në fjalë. Goditja e Madzukic nuk është cilësuar si një gjest i rëndë dhe serioz për të ndërhyrë nga dhoma e VAR, prandaj loja u la e lirë të vijonte normalisht.