Goditja e grupeve kriminale, arrestohet sportisti shkodran

Nuk kanë fund telashet për sportistët shqiptarë. Mundësi shkodran Elis Guri është arestuar nga policia në Mega Operacionin e koduar “VOL-VO 4”, ku janë goditur 4 grupe kriminale. Ai akuzohet për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Sportisti shkodran bën pjesë në listën prej 18 persona, të cilët janë konsideruar si grup kriminal i rrezikshëm.

Kush është Elis Guri:
Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian  që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.

Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.

Tani, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.

LISTA E PERSONAVE TË ARRESTUAR NË GRUPIN KU BËN PJESË EDHE ELIS GURI: 

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com