Forcat siriane të mbështetura nga SHBA-të, kanë nisur ofenzivën e tyre “të fundit” për të çrrënjosur, militantët ekstremistë, Shteti Islamik (IS), nga pjesa veriore e qytetit sirian të Rakas. Forcat Demokratike Siriane ( SDF), kanë thënë se ofenziva ka nisur pas marrëveshjes për “të evakuar civilët e mbetur në qytet dhe për t’u siguruar e 275 mercenarët dhe familjet e tyre do të dorëzohen”. Ende nuk është e qartë sa militantë janë në qytet, të cilët SDF-ja po i lufton me muaj. Zëdhënësi i SDF-së, Talal Silo, ka thënë se rreth 90 përqind e Rakas është çliruar. Ai shtoi se luftëtarët e IS-it po tregojnë rezistencë të dobët në shumicën e lagjeve në qytet.