Sami Khedira duhet të përballojë një dhimbje koke masive këtë mëngjes, pas një incidenti që përfshin edhe shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldo. Në minutën e 60-të të ndeshjes së Juventusit në fushën e Sassuolo, të dielën në mbrëmje, bardhezinjtë ishin në aksion dhe Cristiano Ronaldo e godet fort topin, me qëllim portën kundërshtare.
Cristiano Ronaldo has just thundercunted the ball straight in Sami Khedira’s face. #SassuoloJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/11DQVfrEku
— Adam 🐺 (@AdamC456) February 10, 2019
Mirëpo, topi godet kokën e Sami Khedira, i cili ishte i papërgatitur dhe shembet përtokë. Natyrisht, gjithçka ishte e paqëllimshme, por viedoja e këtij momenti është mjaft qesharake dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Fatmirësisht, nuk pati pasoja për mesfushorin gjerman.