Incidenti në sfidën mes Veleçikut dhe Shënkollit i ka kushtuar shtrenjtë portierit Rinev Danaj. Ky i fundit është dënuar me përjashtim të përhershëm nga çdo aktivitet futbollistik pasi goditi me grusht gjyqtarin e katërt, Besnard Kaimi në sfidën e zhvilluar në Pukë.
Gardiani i Shënkollit gjeti momentin kur arbitri po dilte nga stadiumi dhe e goditi atë me grusht duke shprehur pakënaqësi në lidhje me qëndrimin e tij gjatë sfidës së vlefshme për Kategorinë e Parë.
Dënim i ashpër edhe për zyrtarin e Shënkollit, Armando Loka, i cili është pezulluar me 18 ndeshje nga çdo aktivitet futbollistik për sulm ndaj zytarit të ndeshjes.
VENDIMET:
7. Zyrtari i KF “Shënkolli”, Armando Loka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëedhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
8. Lojtari i KF “Shënkolli” , Rinev Danaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për shkelje displinore të përseritur gjatë periurdhës së provës, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me përjashtim të përherëshëm nga çdo aktivitet futbollistik.