Disa adoleshentë të mërkurën e kanë goditur me gurë trenin e udhëtarëve i cili po qarkullonte në relacionin Veles-Shkup. Siç kumtoi MPB-ja, goditja me gurë ka ndodhur në orën 15:10 minuta në pjesën nga hekurudha midis stacionit hekurudhor Draçevë dhe Lisiçe. Nga goditja me gurë janë thyer xhamat e dritareve të palëvizshme, pronësi e Hekurudhave të Maqedonisë, por pastaj nuk ka pasur udhëtarë të lënduar. Treni e ka vazhduar udhëtimin deri te Stacioni hekurudhor-Shkup, ndërsa policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.