Një fëmijë i moshës njëmbëdhjetëvjeçare është lënduar rëndë, pasi ishte goditur nga një automobil në Shkup. Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup dje rreth orës 13:30 u denoncua se në rrugën “Brigada e Dytë e Maqedonase” një veturë e tipit “BMV” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.H. (57) nga Shkupi e kishte goditur fëmijën. Në fatkeqësinë fëmija u lëndua rëndë, gjë që u konstatua nga ana e mjekut nga Kirurgjia e fëmijëve pranë Kompleksit të klinikave “Nëna Terezë”. Ishte kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.