Në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë shpejt do të ngrihet godina më e lartë e banimit. Pothuajse 320 metra, Waldorf Astoria do të ndërtohet me teknika të reja sigurie dhe do të jetë i përfunduar në vitin 2027.
Në të do të ketë 205 dhoma hoteli si dhe 260 apartamente luksoze, 87% e të cilave janë shitur që tani. Godina me 100 kate do të përbëhet nga 9 “kuba” të vendosur njëri mbi tjetrin.