Diego Godin ka folur rreth shumë gjërave për ekipin e tij të ri, Interin dhe trajnerin Antonio Conte, pas bashkimit me ta në përgatitjet para-sezonale. Mbrojtësi uruguaian ka përfunduar me sukses transferimin te Interi para disa javësh duke u zyrtarizuar si lojtar i tyre i ri. Megjithatë, stërvitjet e tij me klubin kanë ardhur vetëm para disa ditës dhe Godin është pyetur rreth klubit dhe trajnerit të ri.
“Interi synon të fitojë dhe ne kemi nevojë për punë të madhe dhe ambicie për t’i dhënë fund hegjemonisë së Juventusit”.
“Diego është një trajner i shkëlqyer, ai ndoqi një ide dhe kulturë të futbollit që i lejoi Atleticos të luftojë me Barcelonën dhe Real Madridin”.
“Kjo ishte mënyra e vetme e mundshme për të konkurruar kundër tyre, sikur të kishim luajtur stilin e tyre të futbollit, ne kurrë nuk do të ishim afër”, përfundoi uruguaiani.