Marco Verratti mund të largohet nga Paris Saint-Germain pasi nuk është i lumtur te skuadra franceze. Reprezentuesi i Italisë mund të transferohet te Interi. Këtë nuk e ka përjashtuar as menaxheri i lojtarit, Donato Di Campli. “Suning (Pronari i Interit) mund të aspirojnë për të gjithë lojtarët në botës, jo vetëm Marcon. Ka shumë ekipe të interesuara për lojtarin, dhe ju duhet ta pyesin PSG-në nëse Marco do të qëndrojë në klub apo jo”, ka deklaruar Campli. “Unë konfirmoj se Verratti ka pasur oferta nga Italia, por unë nuk kam asnjë lajm për momentin. Unë mund të konfirmoj që Suning dëshiron të revolucionarizojnë tregun, por deri më tani nuk kanë kaluar mirë”, ka theksuar ai.