Barcelona ka nënshkruar me Antoine Griezmman nga rivalët e La Ligas, Atletico Madrid, duke paguar klazolën e blerjes prej 120 milionë euro. Sulmuesi sot arriti akordin e transferimit me skuadrën katalane, transfer ky
mjaft i diskutuar, informon GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Pra Griezmann firmosi kontratë pesë vjeçare me kampionin e La Ligas.
Ndërkaq ajo çfarë ra në sy pas transferimit të francezit është se tabloidi prestigjioz, ‘Goal’ kujton lojtarët e ‘frikshëm’ të Barcelonës me ardhjen e Griezmann.
Me Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Malcom dhe Griezmann, Barcelona kompleton skuadrën e ‘ëndrrave”.